UBT

Hysaj ka një porosi për Shqipërinë

/ 2 minuta lexim
HW

Elseid Hysaj, mbrojtësi i Kombëtares, i ka ftuar lojtarët e Kombëtares, që pas barazimit me Marokun, të mendojnë për Maqedoninë. Kombëtarja shqiptare nuk arriti më shumë se një barazim pa gola në ndeshjen miqësore ndaj Marokut.

Por, sipas Elseid Hysajt, pas kësaj ndeshje, është koha që ekipi kuqezi të mendon për ndeshjen me Maqedoninë, e cila luhet me 5 shtator në kuadër të eliminatoreve për ‘Rusia 2018’.

“Unë si person nuk kam ndeshje zyrtare, apo miqësore. Gjithmonë jap maksimumin. Të gjitha ndeshjet janë të vështira. Duhet ta kemi kujdes Maqedoninë, por jemi duke u rregulluar çdo ditë e më tepër, e më pas do të shohim pas ndeshjes çfarë ndodh. Euforia? Gjatë këtyre viteve kemi mësuar që euforia nuk të çon askund”, u shpreh mbrojtësi.

Eco Higjiena

Mbrojtësi i Napolit deklaroi se do të punojë më shumë për t’u përshtatur me rolin e ri në rreshtimin 3-5-2.

“Do mësohem në stërvitje për rolin e ri ku luajta me 3-5-2, por do ta praktikoj në stërvitje dhe të përshtatem. Nuk kam luajtur kurrë në këtë skemë, ndihem mjaft mirë në 4-4-2, por këto janë zgjedhje të trajnerit. Sido që vjen, do të kemi kohë të përgatitemi për të gjithë formacionet e mundshme”, ka deklaruar ai.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.