UBT

Hysaj: Ishin pikë të rëndësishme, tani mendojmë vetëm për Juventusin

/ 3 minuta lexim
Fundamenti

Dominoi lojën dhe fitoi, pavarësisht se shënoi vetëm një gol. Napoli i Elseid Hysajt është duke marshuar drejt titullit në Itali, megjithëse Interi dhe Juventusi mbajnë të njëjtin ritëm.

Për mbrojtësin shqiptar, gjërat kanë shkuar mirë deri tani dhe Napoli ka ende shumë rrugë për të bërë.

Në intervistën dhënë për mediat italiane pas ndeshjes me Udinese, Elseid Hysaj, është shprehur se tre pikët e marra në “Dacia Arena” ishin mjaft të rëndësishme, ndërsa vëmendja tani përqëndrohet tek rivali direkt për titullin, Juventus.

“Ishin me rëndësi tre pikët. Në futboll dihet që ka dhe vuajtje. Fizikisht jemi mirë. Është bukur kur fiton por na duhen ende shumë fitore për të vijuar. Duhet të mendojmë për çdo ndeshje hap pas hapi”,kanë qenë fjalët e para të Hysaj pas ndeshjes me Udinesen, raporton sajti “tuttomercatoëeb”.

Mbrojtësi shkodran, që prej disa ndeshjesh po luan në krahun e majtë jo të natyrshëm për të, ka komentuar dhe sfidat e radhës ndaj Juventus dhe Inter.

“Ne duhet të mendojmë për veten dhe jo për të tjerët. Ndeshjen e Interit e kemi parë të gjithë së bashku, jemi shumë të qetë dhe duhet t`i marrim gjërat me radhë. Në fund bëjmë dhe llogaritë”, thekson Hysaj.

Mobi Casa

Rivali i radhës do të jetë Juventus, dhe mbrojtësi shqiptar mendon për këtë sfidë që pritet me mjaft interes në Itali.

“Qëllimi ynë është të fitojmë të gjitha ndeshjet. Pikët e marra në Udinese janë shumë të rëndësishme. Ndeshje si ajo e të premtes nuk kanë nevojë për motivim dhe ne do të fillojmë të mendojmë për Juventusin”, ka thënë Elseid Hysaj pas ndeshjes.

Pozicioni në krahun e majtë, kur dihet që ai luan në të djathtin, ia vështirëson gjërat, por mbrojtësi i Kombëtares Kuq e Zi, tregon se ai përshtatet dhe është në ndihmë të ekipit ku ka nevojë.

“Është pak e vështirë për të luajtur majtas, por unë përshtatem mirë nëse është e nevojshme, unë shpresoj të vazhdoj kështu”, është shprehur Elseid Hysaj.

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, që luan për Napolin, është vlerësuar me notën 6.5, për sfidën e ditës së diel ndaj Udinese, duke bërë një tjetër paraqitje të mirë edhe në këtë ndeshje, ndonëse nuk luan në krahun e tij të zakonshëm.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.