ARKATANA

Hysaj i ofrohet Interit, pasi klubi zikaltër nuk do ta blejë përfundimisht Sime Vrsaljkon

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Elseid Hysaj duket se po kalon muajt e tij të fundit si futbollist i Napolit.

Lojtari dhe agjenti i tij nuk i kanë pasur marrëdhëniet e mira në vitin e fundit me klubin napolitan.

Kjo për shkak se mbrojtësi shqiptar kërkoi transferimin te Chelsea në Angli, ndërsa këtë dëshirë klubi nuk ia aprovoi.

Në fakt Napoli ishte gati ta linte të lirë shkodranin, por kërkonte 50 milionë euro për këtë gjë.

Edhe në janar u përfol për një largim të mundshëm të Hysajt, por që në fund lojtari vendosi të qëndroj së paku deri në verë.

Mobi Casa

Elseid Hysaj (Foto:Francesco Pecoraro/Getty Images/Guliver)

Ka qenë agjenti i lojtarit që së fundmi ka kontaktuar me Interin duke ia propozuar transferimin e Hysajt.

Te Interi i njohin mirë aftësitë e shqiptarit dhe janë gati ta marrin, por me një çmim të arsyeshëm.

Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentis vazhdon të këmbëngul në 50 milionë euro për shqiptarin.

Inter është gati ta transferojë Hysajn si zëvendësues të kroatit Sime Vrsaljko që nuk do ta blejë përfundimisht shkaku i lëndimeve, por vetëm nëse Napoli bie në 30 milionë euro. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.