ARKATANA

Hysaj i gatshëm për ndeshjen kundër ekipit të zemrës

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Elseid Hysaj do të jetëp i gatshëm për derbin e xhiros së Serie A.

Napoli dhe Inter, dy kryesuesit e ligës elitare italiane do të takohen në stadiumin napolitan të San Paolo.

Mbrojtësi shqiptar pësoi një lëndimi në ndeshjen në kuadër të Ligës së Kampionëve kundër Manchester Cityt dhe për pasojë u zëvendësua me të filluar pjesa e dytë.

Por, si duket ka qenë në pyetje një lëndim i lehtë i reprezentuesit shqiptar dhe gjithçka do të jetë gati për takimin e së dielës.

Uji Dea

Kësisoj, Hysaj do të zbresë në fushë si titullar përballë skuadrës me të cilën është tifoz.

Mbrojtësi gjithmonë ka pranuar se që i vogël ishte tifoz me Interin, ndërsa këtë herë do të synojë që të mposhtë zikaltërit në mënyrë që të vazhdojë kryesimin në kampionatin italian të cilin Napoli e ka filluar me bindjen se mund të fitojë titullin.

Kujtojmë se napolitanët janë lider të ligës elitare italiane ndërsa Nerazurrët zënë pozitën e dytë. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.