HW

Hysaj i bindur në fitoren ndaj skuadrës së Ermal Krasniqit

/ 2 minuta lexim
HW

Të enjten rikthehen duelet me eliminim direkt në Europa dhe Conference League, përballje që mund t’i ndiqni në SuperSport. Lazio sfidon rumunët e Cluj për një biletë në raundin e 1/8-ve.

Ndeshja e parë do të zhvillohet në “Olimpico” dhe do të transmetohet në SuperSport 4, duke filluar prej orës 21:00. Elseid Hysaj po luan rregullisht me bardhekaltrit, ndryshe nga sezoni i kaluar.

Lojtari i kombëtares shqiptare, theksoi në prononcimin për shtypin se Lazio synon fitimin e trofeut. “Duam të fitojmë Conference League. Mund t’ia dalim. Të gjithë lojtarët duan të kenë një trofe më shumë në karrierën e tyre.

Si po shkon ky sezon? Jam më i qetë dhe po përmirësohem. Nuk dua të dorëzohem deri në fund. Ndihem më i qetë se më parë. Kemi parë një video të Cluj, por fusha ishte e ngrirë.

UBT

Kanë 3-4 lojtarë që bëjnë diferencën. Nuk duhet t’u lejojmë hapësira”, shprehet Hysaj. Më pas një koment për Sarrin, me të cilin ka punuar edhe tek Empoli e Napoli.

“Ai nuk zbutet kurrë. Më pëlqen mënyra sesi i bën lojtarët të kuptojnë idetë e tij. E njoh prej vitesh, ai gjithmonë dëshiron të përmirësohet. Jemi një skuadër dhe një grup i madh.

Duhet të përmirësojmë disi mentalitetin. Duhet t’i menaxhojmë mirë ndeshjet çdo tri ditë. Ndihem më mirë, pasi më keq se vjet nuk mund të bëhej. Më vjen mirë që kam rifituar besimin e të gjithëve. Puna të shpërblen gjithmonë”, u shpreh Hysaj.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.