Fundamenti

Hysaj flet për përballjen ndaj Spanjës: Do jetë ndeshje e bukur, synojmë rezultat pozitiv

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Kombëtarja e Shqipërisë do ta luaj ndeshjen e parë miqësore të vitit 2022.

Kuqezinjtë do të përballen me Spanjën në udhëtim të shtunën me fillim nga ora 19:45 në RCDE Stadium.

Para kësaj përballje ka folur mbrojtësi i Shqipërisë, Elseid Hysaj në një konferencë për shtyp.

Anësori i Lazios ka thënë se shpreson që të marrin një barazim, pasi është një ndeshje që duan të luajnë të gjithë.

FIDANISHTJA

“Është një ndeshje shumë e bukur, të gjithë duan të jenë në fushë. Për ne është një ndeshje me motivim të madh, shpresoj të japim maksimumin dhe të marrim një rezultat të mirë, për ne dhe për të ardhmen tonë”.

“Spanja është një nga skuadrat më të mirë në mbajtjen e topin dhe lojën e shpejtë. Duhet të rrimë pas duke pritur. Do shkojmë përpara me sulm ose presing nëse do shohim se del ndonjë rast. Nesër do jetë një nga testet më të mira”, tha Hysaj.

Shkodrani ka deklaruar tutje se atmosfera në grup është shumë e mirë dhe ndeshja ndaj Spanjës do të jetë një provë e madhe për futbollistët e Shqipërisë.

“Ata luajnë shpejt dhe mbajnë topin, do të jetë një provë e madhe. Atmosfera është shumë e mirë, i kemi munguar njëri-tjetrit. Jemi shumë mirë, të gëzuar që u takuam dhe të gatshëm për të dhënë maksimumin nesër“, u shpreh Hysaj. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.