Hidromorava

Hysaj drejt Romës, arrihet marrëveshja me Napolin

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

E përditshmja italiane, Gazzetta dello Sport, raporton se Elseid Hysaj do të jetë futbollisti më i ri i Romës dhe se marrëveshja për transferimin nga Napoli do të zyrtarizohet brenda disa ditëve.

Mbrojtësi anësor shqiptar e kishte bërë të ditur se dëshiron të largohet nga skuadra e Carlo Ancelottit gjatë këtij afati kalimtar të verës dhe pastaj për të shprehën interes skuadra si Atletico Madridi e Tottenhami, transmeton Gazeta Express.

Megjithatë, Gazzetta dello Sport tani raporton se Napoli ka arritur marrëveshje për ta shitur Hysajn. Ende nuk dihet nëse marrëveshje është në vlerë prej 20 milionë eurove, aq sa i kërkon presidenti i Napolit, Aurelio de Laurentiis.

Mediumi italian raporton se Roma e do Hysajn pasi që tani e ka pozitën e mbrojtësit anësor të lirë në skuadër, pasi që Alessandro Florenzi pritet të transferohet në Tottenham, për ta zëvendësuar Kieran Trippierin e transferuar në Atletico Madrid.

Uji Dea

Para katër vjetëve, më 2 gusht të vitit 2015, Elseid Hysaj u transferua nga Empoli në Napoli për pesë milionë euro. Gjatë sezoneve të tij të para aty, ai e ka pasur rregullisht një vend në formacionin e parë, transmeton Gazeta Express.

Pjesa më e mirë e karrierës së tij ka qenë në dy sezonet paraprake, kur Maurizio Sarri ishte trajner i Napolit. Hysaj, bashkë me skuadrën e tij, u shpall nënkampion i Serisë A për dy sezone radhazi.

Megjithatë, këto suksese të Sarrit bënë që ai të kërkohet nga Chelsea, ku shkoi verën e kaluar. Në vend të Sarrit erdhi Carlo Ancelotti, i cili nuk i ka besuar 25-vjeçarit Hysajt aq sa trajneri paraprak. /Gazeta Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.