Uji Dea

Hysaj: Do bëj gjithçka për të ndalur Icardin

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Mbrojtësi i Napolit, Elseid Hysaj, ka folur për mikrofonat e Premium Sport para ndeshjes ndaj Interit.

Shqiptari ka thënë se pas humbjes 2-1 ndaj Manchester Cityt në Ligën e Kampionëve gjithë mendimet e tyre ishin për ndeshjen ndaj klubit zikaltër.

Në takimin ndaj skuadrës së Pep Guardiolas, ylli i Kombëtares së Shqipërisë u lëndua në vetull dhe kështu u detyrua të lë fushën para kohe.

“Ka pak zemërim pas Manchesterit, por ne duhet të mendojmë tani për këtë ndeshje pasi është shumë më e rëndësishme”.

United Hospital

“Scudetto? Janë të dytë dhe ne duam t’i mundim, por ata do vazhdojnë të luftojnë. Duhet të futemi në fushë me vendosmëri”.

“Icardi? Të gjithë sulmuesit e Interit janë të fort, duhet të mendojmë vetëm si të mbrohemi mirë dhe të lëvizim mirë. Por, do bëj gjithçka për të ndalur Icardin”, ka thënë Hysaj.

Aktualisht Napoli ka 24 pika në vendin e parë, dy më shumë se Interi. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.