UBT

Hysa për KiE dhe liberalizimin: Një ‘copë e karrotës’ Kosovës për ta themeluar Asociacionin

/ 6 minuta lexim
Mobi Casa

Historiani dhe ish diplomati i Kosovës Ylber Hysa i vlerësoi reagimet e Serbisë dhe të Kosovës të ekzagjeruar për konsum të brendshëm politik.

Ish ambasadori i Kosovës në Malin e Zi së fundi, dhe në Maqedoninë e Veriut paraprakisht, për televizionin shqiptar ABC News shpjegoi reagimin e palëve pas ngjarjeve dhe zhvillimeve në Kosovë për liberalizimin e vizave dhe vendimin e Komitetit të Ministrave të Këshillit të Europës për anëtarësimin e saj. Ka shumë aspekte në të cilat Kosova e Serbia, si dhe Bashkësia Ndërkombëtare po e shfrytëzojnë këtë momentum.

Sa i përket Serbisë, Hysa tha se ka të bëjë kryesisht me opinion publik të brendshëm, me narracionin e vjetër të saj se bashkësia ndërkombëtare nuk janë të besueshëm.

“Së pari besoj që çështja e reagimit aq nervoz të Beogradit për votën në Këshillin e Europës ka të bëjë edhe me politikën e saj të brendshme, siç lidhet edhe me një reagim me politikën e saj të jashtme. Para së gjithash Serbia edhe për hir të opinionit të vet të cilit po dëshiron t’i tregojë që nuk ka ndryshuar, se po vazhdon me politikën e saj dhe po përballon presionit të Perëndimit, me akuzat e narracionit të vjetër se është Perëndimi që po i ndërron fjalët dhe nuk duhet t’i besohet.”

Serbia e shfrytëzon rastin poashtu vlerësoi Hysa për të intimiduar shtetet e rajonit, posaçërisht Malin e Zi, megjithëse shtoi se edhe këtu ka më shumë teatër për publik shtoi ai.

“Në aspektin tjetër është një reagim paralajmërues për rajonin, sidomos ndaj Malit të Zi, më pak ndaj Maqedonisë ndoshta, por edhe më gjerë në rajon në Greqi, njëlloj preventive që njëri nga këto pesë vendet e BE’së që nuk e kanë njohur të reagojnë. Ndonëse, e kemi parë se Rumania dhe Qipro ishin në anën e Serbisë, për më tepër është e çuditshme që Hungaria që është anëtare e BE’së, ka vendosur ta dëshmojë që është afruar më tepër me Beogradin e edhe në këtë e mbajti anën e tyre.”

Tjetër fakt se kjo po bëhet për efekt nga pushteti serb është se ata e dinin mirë se do të ndodhte pasi e pranuan marrëveshjen e Brukselit kur dihej se do të ndodhte.

Uji Dea

“Është edhe aspekti i politikës së brendshme sepse e tërë kjo nuk do të duhej të ishte fare e çuditshme për Serbinë duke e marrë parasysh që ajo e ka pranuar marrëveshjen e Brukselit dhe në të taksativisht qëndron fakti që Serbia nuk do të jetë ajo e cila do të pengojë anëtarësimet e reja të Kosovës.”

Tjetër indikator i kësaj loje për publikun është edhe një lloj dakordimi i palëve, serbe dhe partive pro serbe në Mal të Zi sa për t’u dukur që ka çarje ishte edhe debati i ngritur në Mal të Zi.

“Por duhet theksuar edhe këtë që në njërin prej reagimeve të qeverisë së Malit të Zi thuhej se ka pasur një lloj dakordimi, një lloj komunikimi me Beogradi që nuk ka kundërshtoi, e i pamë një pjesë të madhe të partive pro-serbe që thanë se kjo është një gënjeshtër por edhe atje është dimensioni i politikës së brendshme sepse që me 11 qershor do të ketë zgjedhje parlamentare në Mal të Zi.”

Iu kthye aspektit të procesit të Dialogut Hysa ku tha se kjo ishte një favor nga bashkësia e ndërkombëtare për qeverinë e Kosovës që para 2 majit që më e qetë me sukseset në dukje të kalojë më lehtë themelimin e Asociacionit. I përfshiu edhe mbështetjen e mbajtjes së zgjedhjeve në Veri si favor, që u dëshmuan si debakël ë fakt. Favor disi jo i plotë megjithatë e pa Hysa, siç e quajti, copë karrote pasi edhe anëtarësimi në KiE, zgjat me vite siç dihet.

“Ti kthehem edhe një herë politikës reale, të dyja palët si Prishtina dhe Beogradi e kanë paraqitur çështjen e Këshillit të Europës, njëra duke e rritur rolin së tepërmi ndërsa tjetra duke u përpjekur ta zvogëlojë. Të gjithë e dimë si shkon procedural, e kjo ishte vetëm një biletë hyrëse në organizatë edhe e bazuar edhe në përvojën e të tjerëve nga rajoni ku së paku duhen dy e ndoshta tre vite siç ishte rasti me Kroacinë që të ketë një anëtarësim të plotë në Këshillin e Europës. Derisa të ndodhë kjo duket si një lloj karrote për Kosovën kur kemi parasysh se para kësaj kishim edhe një vendim për liberalizimin e vizave, u lejuan që të mbahen zgjedhjet në veri të cilat ishin një debakël. Të gjitha këto ndoshta janë një pjesë e karotës për Prishtinën e cila tani do të duhej të ishte më e qetë para opinionit të vet për të implementuar atë që është paraparë me marrëveshjen e Ohrit dhe këtu gjithsesi përfshihet Asociacioni i Komunave Serbe.

Megjithatë e theksoi se ndonëse nuk është një karrotë tërësisht e pjekur është një favor për Kosovën, ndërsa Serbia kot e ka protestën e zhurmshme pasi s’mund të fshihet që ka pranuar marrëveshjen e Brukselit.

“Pra ndoshta është një karrotë jo shumë e kuqe për Kosovën, ndërsa Serbia po mundohet me atë avazin e vjetër ta paraqesë faktin e qëndrimit të mosndryshimit të politikës së saj. Nëse Serbia ka pranuar marrëveshjen e Brukselit, kjo fare nuk është e vërtetë”.