Hidromorava

Hysa për draftin e Asociacionit: Shumë kompleks, s’është produkt i negocimit inteligjent

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Ish-diplomati Ylber Hysa ka thënë se drafti i Asociacionit për komunat me shumicë serbe është shumë kompleks dhe problematik, duke theksuar se nuk është një produkt i negocimit inteligjent.

Hysa konsideron se ky draft ka shumë elemente të kombinuara për të cilat koha do të tregojë se a janë të cenueshme apo jo për frymën e Kushtetutës së Kosovës.

Në emisionin “FIVE”, Hysa ka theksuar se këto elemente përbëjnë një risi të koklavitur që mund të ketë sfida e rreziqe për Kosovën.

FIDANISHTJA

“Ka shumë elemente të kombinuara në këtë draft për të cilat koha do të tregojë se a janë të cenueshme për frymën e Kushtetutës, ka elemente të cilat nuk janë të njohura që përbëjnë një risi jo shumë të lehtë e të koklavitur, me rreziqe që mund të ketë sfida për Kosovën. Koha do ta tregojë se sa kompleks është ky draft, për mua është gogja problematik, nuk është produkt i negocimit inteligjent”, ka thënë Hysa.

Kanë dallim kompetencat që i shfrytëzon një komunitet entik dhe një shoqatë e pllumave”Ai ka thënë se ky draft është bërë në një gjuhë që nuk lë shumë hapësirë për kontekstim.“Është e bërë në një mënyrë që nuk lë hapësirë të kontekstimit në gjyqin kushtetues, si praktikë mund të jetë problematike, ka dallim të madh kompetencat që i shfrytëzon një komunitet etnik, dhe një shoqatë e pllumave”, ka vijuar ai.“Kosova mund të kushtëzohet me ‘Javelin’ për Asociacionin”

Tutje, ai ka thënë se ndoshta Kosova mund të kushtëzohet për Asociacionin për armatimin “Javelin”.“Nëse Kosova zhagitet në proces, a mund të jetë kushtëzim me Javelin, cka nëse dikujt i kujtohet sjellja e Javelinëve si kushtëzim me Asociacionin?”, ka theksuar ai.Sipas Hysës, ky armatim është një presion dhe sfidë për Serbinë, pasi është privilegj për Kosovën.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.