UBT

Hysa: Millosheviqi s’ka pritur që shqiptarët do të përkrahen aq shumë nga bashkësia ndërkombëtare në Rambuje

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Ish-diplomati dhe gazetari, Ylber Hysa, tha se Sllobodan Millosheviq e kishte nënvlerësuar rëndësinë e Konferencës së Rambujesë dhe unitetin e shqiptarëve në atë proces.

“Për mua është interesante fakti që Millosheviq në një mënyrë e ka parë ndoshta këtë konferencë si edhe shans për veten, ju më pyetet nëse i ka paragjykuar shqiptarët, unë besoj se i ka paragjykuar shqiptarët në Rambuje. Praktikisht është tallur, besoj se nuk ka pritur që shqiptarët do të jenë unik, do përkrahen aq shumë nga bashkësia ndërkombëtare”, tha Hysa në Rubikon të Klan Kosovës.

United Hospital

Ai theksoi se Millosheviqi në Rambuje kishte shkuar me përshtypjen e përvojës së tij në Dayton, ku kishte pasur rol të privilegjuar në negociata.

“Millosheviqi e ka pasur nga e kaluara e tij një moment që atij gjithmonë i ka lënë përshtypje; nga Daytoni. Në Dayton Millosheviqi ka qenë mbreti i takimit. Ai u pa si dikush të cilit iu dha shansi, dikush që është partner, më vonë i kishte ato protestat serioze në Beograd me studentë që ia sollën krizën. Ndoshta lufta në Kosovë atij i është dukur një shans për ta rikthyer rolin që e ka pasur në Dayton, rolin që Perëndimi do duhej të merrej vesh me të, sepse s’mund të merrej vesh me të tjerët”, tha Hysa.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.