RCCOLA

Hyrja e rrugës në drejtim të Bujanocit po zvarritet sërish, revolta e qytetarëve rritet çdo ditë

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Me hesap përfundimi i punimeve në këtë rrugë do zgjas, aq sa kishte zgjatë Liberalizimi i Vizave për Kosovën ka shkruar fotografi Arian Mavriqi.

Qytetarët gjilanas së fundit edhe mërgimtarët kanë nisur të brengosen për vonesën e ngadaltë të punimeve në rrugën Gjilan – Bunari i Përlepnicës q ënjihet edhe si rruga e Bujanocit

Qytetarët e bëjnë përgjegjës Alban Hysenin dhe Liburn Aliun.”Me hesap përfundimi i punimeve në këtë rrugë do zgjas, aq sa kishte zgjatë Liberalizimi i Vizave për Kosovën” ka shkruar fotografi Arian Mavriqi.

Eco Higjiena

Arsim Shala mërgimtar ka shkruar se menaxhimi i keq i një kryetari të komunës shfaq mungesën e vizionit, lidershipit dhe përgjegjësisë ndaj komunitetit. “Menaxhimi i keq shkakton dëme që ndjehen nga të gjithë, por për fat të keq nuk i përkasin askujt.
Punoni more najsen se me rrena e pallavra na keni lodh ! Demagoga ! Nëse prapë ju voton dikush në Gjilan, patjetër duhet me ju fry naj hajmali” ka shkruar Shala.

Edhe, Sadullah Arifi i cili është marrë një kohë të gjatë me inspektimin e rrugëve ka thënë se rruga: Gjilan – Bunari i Përlepnicës, me gjatësi prej 3 km, në sezonin e pestë ndërtimor nuk shihet asnjë makinë dhe asnjë punëtorë duke punuar./rajonipress/