GRANDEMALL

Hyrije Fejzullahu-Halimi basketbollistja e parë shqiptare në Anamoravë, krenari e basketbollit Kosovar

/ 6 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Në vitet e 70-ta, tek rinia shqiptare në Kosovë, basketbolli po rrugëtonte me hapa të sigurt, ndërsa të rinjtë e të rejat çdo ditë e më tepër po dashuroheshin në këtë sport atraktivë në mes koshave. Vajza e qytetit të Gjilanit e cila do të bënte një karrierë të madhe të basketbollit, Hyrije Fejzullahu, vinte nga një familje emancipuese nga babai i saj Mehmet Fejzullahu, i cili ishte njëri ndër flokëtarët (berber) e parë në qytetin e Gjilanit, ndërsa e ëma – Alie Frangu ishte një punëtore e dalluar në Kombinatin e Duhanit në Gjilan.

Për basketbollisten e cila bëri emër dhe dridhi shumë Palestra Sportive anembanë Jugosllavisë, asnjëherë nuk i kishte shkuar ndërmend të merret me lojën e basketbollit, pasi ajo më tepër kishte preferuar lojën e hendbollit, pasiqë ish-KH Bozhur në ato vite ishte ndër klubet më të forta në Kosovë dhe po garonte në Ligën e Dytë të ish-Jugosllavisë.

Por, fatit asnjëherë nuk i dihet, një ditë si nxënëse në shkollën fillore si 11 vjeçare ku po vijonte mësimet aty ku tani është shkolla “Thimi Mitko”, profesori i Edukatës Fizike, Ekrem Veseli, e zbulon talentin e saj në një koshë të improvizuar në oborrin e kësaj shkolle dhe e rekomandon që të merret me lojën e basketbollit, ku më pas nuk ju nda asnjëherë duke arritur në piedestalet më të larta.

Duke e parë talentin e saj të basketbollistes edhe fqinjët e saj i’a rregullojnë një koshë në lagje ku tërë ditën lozte me fëmijët e lagjes. “Ishin kohëra të vështira, sporti më flinte në shpirt, kisha dëshirë të bëhem hendbolliste, por ja që fati im u bëra basketbolliste. Isha femra e parë shqiptare që po luaja basketboll, të gjitha basketbollistet tjera ishin të nacionalitetit Serb, isha e vetmuar, nuk e dija gjuhën, por lojën e basketbollit e dija më mirë se ato dhe kisha respekt tek këto basketbolliste e trajnerët të cilët na ushtronin”, shprehet ish-basketbollistja Hyrije.

Basketbollistja Hyrije Fejzullahu-Halimi, kishte një përkrahje të jashtëzakonshme nga prindërit e saj të cilët i’a hapën rrugëtimin drejt një karriere tejet të suksesshme. “Me gjithë shpirt ju falënderohem babit dhe mamit tim, e tërë familjes e shoqërisë, të cilët patëm besim në mua, ata ishin inspirim i imi të jem sportiste dhe tërë jetën i’u kam borxh për mundësinë që ma dhanë të jem kjo që sot jam”, thekson me nostalgji Hyrija Basketbollistja e famshme më vonë e Kosovës dhe shqiptarja e parë në Anamoravë në lojën e basketbollit, karrierën e filloi në moshën 13 vjeçare në skuadrën Mlladost (Rinia) të Gjilanit, duke u dalluar me talentin e saj në mes koshave.

“Isha shumë e re vetëm 13 vjeçe, por dëshira për basketbollin po rritej pafundësisht, kisha filluar të mposht çdo barrierë, ndihesha e lumtur që prindërit e mi po i bëja krenar, isha e vetmja shqiptare në klub por ndihesha krenare që popullin tim shqiptarë po e bëja krenarë e të lumtur. Luanim në fusha të hapura të betonizuara e ndonjë shkollë që kishte ndonjë sallë të edukatës fizike”, kujton basketbollistja Hyrije.

Talenti i Hyrijës kishte shpërthyer jashtë Gjilanit dhe në moshën 15 vjeçare i vjen ftesa nga klubi i madh nga Prishtina, Universiteti, por e mbajnë të fshehur këtë ftesë nuk i tregojnë, dhe më pas një vit më vonë në moshën 16 vjeçare i bashkohet klubit të Universitetit të Prishtinës.

Uji Dea

“Për mua ishte një ëndërr e cila po realizohej shumë shpejt, të jesh në klubin e Universitetit ishte spektakolare, klubi Universiteti ishte vet Kosova dhe menjëherë u shpalla koshashënuesja më e mirë në Ligën Krahinore të asaj kohe, ishte periudha ku basketbolli u bë pjesë e imja e jetës, dhe për 4 vite isha pjesë e këtij klubi të madh kosovarë”, shprehet basketbollistja Hyrije.

Kaptinë e veçantë në karrierën e bujshme të ish-basketbollistes Hyrije Fejzullahu – Halimi, ishte inkuadrimi i Universitetit në Ligën e Parë të ish-Jugosllavisë.

“Çka të them, ne po bënim me bashkëlojtaret e mija “revolucion sportive”, po dridhnim çdo Palestër në Ish-Jugosllavi, lirishtë mundem të them – ne ishin “shtet në vete”, kishim në çdo ndeshje nga 5000 shikues me daulle e muzikë, kishim popullin pas neshë e në veçanti studentët nga të gjitha trojet shqiptare, gjatë tërë ndeshjes këndohej e vallëzohej, ishte atmosferë e paparë që asnjëherë më nuk do të përsëritet. Ne ishim “motrat” e të gjithë Kosovareve, po nderonim Kosovën, po mbronim nderin e Kosovës në ish-Jugosllavi së bashku me kapitenen tonë dhe të papërsëritshmen Resmie Juniku, Xhevahire Mustafa, Serbeze Perani, Mirsada Zylfiu, Shemsie Stublla, Xhemile Berisha e shumë të tjera”, rrëfehet me plot emocione e me lot në sy, Hyrije Fejzullahu-Halimi.

KB Universitetit ishte emblemë e sportit femërorë në Kosovë, ndërsa këto basketbolliste kishin mbërri gjerë në gjysmëfinale të Kupës së ish-Jugosllavisë. Ish-basketbollistja e cila karrierën e filloi në një koshë të ndërtuar në lagjen e saj e në rrugë të pa asfaltuar, e cila kaloi shumë peripeci, tani e 30 vite jeton në Gjermani me bashkëshortin ish-futbollistin e KF Besëlidhja nga Prishtina Omer Halimi, ku kanë dy djem dhe dy vajza si dhe 4 mbesa e dy nipër.

Hyrije Fejzullahu – Halimi është krenari e basketbollit të Anamoravës e shtetit të Kosovës. Ajo është shqiptarja e parë në Anamoravë e cila luajti lojën e basketbollit dhe ne si Gjilanas e shtetas të Kosovës jemi krenar me basketbollisten Hyrije, e cila hapi shtigjet për shumë gjenerata të tëra. Ju jemi mirënjohës për jetë për atë që bëtë për femrën shqiptare, duke dëshmuar anembanë Evropës e ish-Jugosllavisë se femra shqiptare i përballon çdo sfide që i del përpara./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.