FIDANISHTJA

Hykolli: Nga Kurti kërkuam që ligji i pagave të shkojë sa më parë në qeveri

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Kryetari i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës, Atdhe Hykolli, është takuar sot me kryeministrin Albin Kurti, të cilit tha se ia adresuan kërkesat e BSPK-së.

Hykolli, në një intervistë në edicioni special në klan kosova, tha se nga Kurti kërkuan që ligji për pagat të shkojë sa më parë në qeveri e parlament.

“Ne si Bashkim i Sindikatave të Pavarura të Kosovës kemi bërë takim me kryeministrin për të biseduar për gjendjen pas grevës. Fillimisht kemi biseduar për regjistrimin e federatave në eKosova, ku ne nuk jemi të gatshëm të jemi në këtë platformë dhe për problemet e tjera që i kemi në vazhdimësi. E kemi partner social, zakonisht kërkesat i kemi të drejta, folëm për ligjin e pagave, për rekomandimet që i kemi ngritur ne si BSPK, dhe kërkuam që këto kërkesa të shihen me më prioritet dhe më shpejt ky ligj të shkojë në qeveri e pastaj në parlamentin e Kosovës”, ka thënë Hykolli.

ARKATANA

Ai shtoi se janë duke zhvilluar dialog social me qeverinë për arritjen e qëllimeve të BSPKS-së.

Hykolli theksoi se kanë kërkuar po ashtu në Kurti që të diskutohet edhe njëherë një pako që mund t’i mbështesë të gjithë të punësuarit e Kosovës. /klankosova

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.