Fundamenti

Hykmete Bajrami zbërthen propozimin për ndaljen e grevës: Ligji i pagave të hyjë në fuqi më 1 janar

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Ish-ministrja, Hykmete Bajrami tha se ka mundësi që Qeveria ta përshpejtojë futjen në fuqi të ligjit për paga.

Bajrami në Frontal të T7 zbërtheu propozimin për ndaljen e grevës së mësimdhënësve, duke theksuar se mund të bëhet një përshpejtim. Ajo tha se “kemi ligje që brenda ditës i kemi kaluar në të dy leximet”.

“Ligji i pagave është ligj kompleks. Këtë duhet ta pranojmë. Por Qeveria ka pasur kohë një vit kohë”, tha ajo.

Mobi Casa

Tani, Bajrami thotë se propozon që Qeveria të garantojë se ligji hyn në fuqi nga viti i ri, dhe nëse kjo nuk ndodh, vazhdon ndihma e Ekzekutivit nga Pakoja për Përballje me Inflacion.

“Këtë vit taksat janë dukshëm më të mëdha sepse paguhen në përqindje dhe kjo rrjedhimisht ka ndikuar që të kemi të hyra të disponueshme në buxhet”, tha Bajrami.

Deputetja e LDK-së tha se për t’u arritur një zgjidhje për ndaljen e grevës “kërkohet vullnet politik, ulje në një tavolinë, qoftë me ndërmjetësim të palëve të tjera”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.