UBT

Hyka largohet nga San Jose, mund të transferohet në Kinë

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Mesfushori kuqezi, në bashkëpunim me klubin ka ndërprerë kontratën e tij me klubin e San Jose.

Hyka tashmë është një lojtarë i lirë dhe mund të vihet në kërkim të një aventure të re. Përsa i përket destinacioneve, ato janë disa.

Njëra prej tyre mund të jetë sërish qëndrimi në Shtetet e Bashkua të Amerikës, teksa një tjetër mundësi është edhe transferimi në Kinën e largët.

Ndërkohë pjesë e destinacioneve është edhe një rikthim i mundshëm në Zvicër, kampionat në të cilin ka luajtur me skuadrën e Luzernës nga 2011 deri në 2017.

Uji Dea

Për sa i përket një rikthimi të mundshëm të tij në Shqipëri, kjo pistë përjashtohet totalisht.

Aventura e Hykës në Major League Soccer konsiderohet tepër pozitive me lojtarin që në më pak se një vit ishte pjesë e listës së të nominuarve për çmimin si lojtari Fair Play dhe goli i vitit.

Ndërkohë me skuadrën e San Jose në 49 ndeshje arriti të shënonte 6 gola, teksa skuadra ku ai luan e mbylli kampionatin në vendin e 12-të.