United Hospital

Hyka, i lumtur në Izrael

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Jahmir Hyka për momentin ndihet i lumtur në Izrael që edhe është edhe ndalesa e tij e radhës në karrierën e gjatë që ka patur deri tani.

Që prej shkurtit të këtij viti pas eksperiencës me Maccabi Netanya, 32-vjeçari shqiptar është bërë pjesë e Sektzia Nes Tziona ku është shok skuadre me Sabien Lilaj.

Megjithatë Hyka nuk i harron fillimet e tij, teksa ka dalë si futbollist nga Tirana dhe një ditë dëshiron të rikthehet te bardheblutë siç e konfirmon vetë në një intervistë për “Player on Focus”.

Eco Higjiena

“Synimi im është të vazhdoj të luaj jashtë Shqipërisë edhe për disa kohë. Me Tiranën kam pasur dhe kam marrëdhënie shumë të mira, kështu që nëse unë do të vendos një ditë të rikthehem në Shqipëri, besoj se do të jetë ekipi i parë me të cilin do të bisedoj”, tha Hyka.

Në futboll nuk mund të bësh plane, aq më tepër me këtë situatën e krijuar tani, por shpresoj të jemi mirë me shëndet në rradhë të parë dhe të mos kemi dëmtime. Kam dëshirë që të luaj futboll sa më gjatë që të jetë e mundur. Kam edhe një këshillë për lojtarët e rinj. Ndonjëherë talenti nuk mjafton që të bëhesh një lojtar i mirë duhet shumë punë, sakrificë dhe vullnet për të arritur atë që doni. Prandaj ata duhet të punojnë shumë dhe të mos mjaftohen vetëm me talentin”, u shpreh Hyka.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.