ARKATANA

Hyjnë në fuqi masat e reja antiCOVID – vazhdon ora policore, nga sot shfrytëzimi i transportit publik vetëm me dëshmi vaksinimi

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Përhapja me shpejtësi të madhe të variantit Omicron në shumë vende të botës, ka bërë që Qeveria e Kosovës të marrë masa të reja për të parandaluar përhapjen e këtij varianti të ri të coronavirusit.

Si rezultat i këtyre masave çdo person i cili hynë në Republikën e Kosovës duhet të posedojë një nga dëshmitë: Certifikatën e vaksinimit për vaksinimin e plotë (me dy doza) kundër COVID-19; certifikatën e vaksinimit për vaksinimin me një dozë, jo më e vjetër se katër (4) javë, bashkë me testin RT-PCR negativ për COVID-19, jo më i vjetër se 48 orë, ose certifikatën e vaksinimit për vaksinimin me një dozë bashkë me dëshminë se personi ka kaluar COVID-19 (test RT-PCR pozitiv i lëshuar jo më pak se 21 ditë dhe jo më shumë se 180 ditë).

Nga data 3 janar 2022 për të gjithë personat që hyjnë në Republikën e Kosovës do të vlejë vetëm certifikata e vaksinimit të plotë.

Gjithashtu sipas masave të reja, bartja e maskës duke mbuluar hundën dhe gojën është obligative në të gjitha rastet, përveç: gjatë ngasjes së automjetit vetëm, apo kur në automjet janë prezentë ekskluzivisht anëtarët e ngushtë të familjes, gjatë vrapit, çiklizmit dhe ushtrimeve fizike, dhe gjatë ngrënies apo pijes.

United Hospital

Në ambientet e mbyllura ndalohet rrepësisht hyrja pa maskë. Kufizimi i qarkullimit të qytetarëve vazhdon të jetë nga ora 00:00 deri në ora 05:00 përveq në raste urgjente.

Shërbimet e gastronomisë lejohet të zhvillojnë aktivitetin e tyre nga ora 05:00 deri në orën 23:00, muzika lejohet vetëm deri në orën 21:30.

Shfrytëzimi i transportit publik lejohet vetëm me dëshmi vaksinimi. Këto masa kanë hyrë në fuqi nga dita e sotme (06 dhjetor).

Vendimin e plotë i masave të reja anti-COVID e gjeni KËTU. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.