ARKATANA

Huqjet e diplomacisë

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Kosova ka mbetur pa ambasadorë në Britani të Madhe, në Suedi, në Beograd …, përderisa ka nisur fazën finale të dialogut me Serbinë dhe është në prag të pritjes së vendimit të madh për heqjen e vizave me BE-në. Kjo papërgjegjësi institucionale nuk po kalon pa pasoja për vendin, pasi 15 deputetë të Britanisë së Madhe në Parlamentin Evropian votuan kundër liberalizimit të vizave, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Tani kur ka nisur faza finale e dialogut me Serbinë dhe kur pak muaj na ndajnë nga vendimi i Këshillit të Ministrave të Bashkimit Evropian (BE) për liberalizim të vizave Kosova nuk ka ambasadorë në disa qendra vendimmarrëse evropiane, si dhe në ato rajonale.

Ambasada e Kosovës në Londër ka disa muaj që ka mbetur pa ambasador, njëjtë siç ka mbetur edhe ajo në Suedi, shkruan më tutje “Zëri”.

ARKATANA

As zyra ndërlidhëse e vendit në Beograd, me të cilin shtet Kosova po hyn në një fazë shumë të rëndësishme të dialogut, tashmë ka mbetur pa shefin e saj.

Përfaqësues nga opozita dhe nga shoqëria civile kanë thënë për gazetën “Zëri” se kjo është papërgjegjësi e Qeverisë dhe e presidentit Thaçi, pasi duke tentuar që në ambasadat e Kosovës të dërgojnë militantë partiakë kanë lënë disa përfaqësi diplomatike pa ambasadorë.

Kjo papërgjegjësi institucionale, sipas tyre, nuk po kalon pa pasoja për vendin, pasi 15 deputetë të Britanisë së Madhe në Parlamentin Evropian votuan kundër liberalizimit të vizave për Kosovën me BE-në.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.