Hungaria shqyrton mundësinë e mbylljes së kufijve
Hungaria ka kërcënuar me mbylljen e kufijve, në mënyrë që të parandalojë hyrjen ilegale të kosovarëve që vijnë nëpërmjet Serbisë.
Ky lajm është dhënë nga BBC, që thotë se që nga shtatori i vitit 2014, më se 30,000 njerëz janë kapur duke tentuar që të bëjnë këtë udhëtim, transmeton koha.net.
Shumica janë migrantë ekonomik, që tentojnë të ikin nga varfëria dhe papunësia, shkruan BBC.
© KOHA.net


