Eko Higjiena

Hungaria ndan 50 bursa të plota studimi për studentët kosovarë, aplikimi është hapur

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Përfaqësuesi i Ambasadës së Hungarisë në Kosovë, Tamas Gergely, ka mbajtur një sesion informues për studentët e UBT-së, me ç’rast ka dhënë informacione të detajuara mbi programin e bursave, “Stipendium Hungaricum”, që jepen nga shteti i Hungarisë për studentët kosovarë.

Gjatë këtij prezantimi është bërë e ditur se 50 studentë kosovarë, në mesin e të cilëve edhe studentë të UBT-së, të cilët dëshirojnë t’i vazhdojnë studimet, mund të përfitojnë bursa të plota studimi në ndonjërin nga universitetet e Hungarisë.

“Nga totali i bursave, 25 bursa janë për studimet bachelor, 20 për studime master dhe 5 për studime të doktoratës. Fituesit e bursave marrin vizë falas, nuk paguajnë pagesën e studimit dhe shpenzimet e akomodimit mbulohen nga bursa”, ka bërë të ditur Gergely në prezantimin e tij.

ARKATANA

Afati i fundit për aplikim është data 16 shkurt 2018, teksa detajet e aplikimit dhe programet e studimeve mund t’i gjeni në linkun: www.stipendiumhungaricum.hu

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.