Uji Dea

Hungaria merr hapësirën ajrore të Kosovës

/ 1 minutë lexim

Republika e Kosovës nuk do të mund ta kontrollojë hapësirën e vet ajrore të paktën edhe pesë vjet. Të paktën përgjatë kësaj periudhe, këtë element të sovranitetit të shtetit do ta kontrollojë Hungaria. Kjo është bërë e mundur në bazë të një marrëveshjeje që së fundmi shteti hungarez ka arritur më KFOR-in.

Marrëveshja parasheh që në pesë vjetët e ardhshëm për të gjitha shërbimet ajrore civile në hapësirën e Kosovës t`i ofrojë Hungaria dhe kësisoj ta menaxhojë atë.

Uji Dea

“Qëllimi i kësaj marrëveshjeje është adresimi i të gjitha aspekteve të delegimit të ofrimit të shërbimeve të navigacionit ajror në hapësirën e dizajnuar ajrore te Hungaria, e cila vepron përmes autoriteteve të saj përkatëse dhe OSHNA-s”, thuhet në Nenin 1 të marrëveshjes, një kopje të së cilës ka arritur ta sigurojë gazeta Tribuna.(Tribuna)