Uji Dea

Hungaria e interesuar të investojë në Kamenicë

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Kamenicë – Kryetari i Komunës Qëndron Kastrati, së bashku me drejtorin e Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, Arianit Ibrahimi, kanë pritur në takim zëvendës ambasadorin e Hungarisë në Kosovë, z.Bela Boszik, sekretarin e parë të kësaj ambasade Zoltán Gulyás, drejtoren Ekezekutive të Fondacionit Jahjaga, Brikena Avdyli, si dhe menaxheren e projektit Arlinda Zaimi.

Kreu i komunës, Qëndron Kastrati, ka thënë se në këtë takim është diskutuar për mundësitë e bashkëpunimit në fushën e rinisë.
“Pata kënaqësi të mirëpres në Kamenicë, zëvendës ambasadorin e Hungarisë në Kosovë, z.Bela Boszik dhe sekretarin e parë të kësaj ambasade Zoltán Gulyás. Bashkë me z.Boszik, z. Gulyás dhe drejtoreshën e Fondacionit Jahjaga, znj.Brikena Avdyli, diskutuam për mundësitë e bashkëpunimit në fushën e rinisë, në mënyrë që t’u krijojmë kushte më të mira”, është shprehur Kastrati.

Fundamenti

Edhe drejtori i Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, Arianit Ibrahimi, tha se janë duke punuar në krijimin e kushteve më të mira për të rinjtë e Kamenicës.
“Krijimi i kushteve për të rinjtë e komunës sonë është njëra ndër prioritetet tona. Në vazhdimësi jemi duke hulumtuar bashkëpunime të tilla në mënyrë që të krijojmë mundësi më të mira për ta”, ka thënë ai./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.