RCCOLA

Hundët e bllokuara, si të shëroheni pa përdorur ilaçe

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

I ftohti, alergjitë dhe virozat e stinës. Janë këto disa nga arsyet që shkaktojnë bllokimin e hundëve, një problem shumë i bezdisshëm. Për të shpëtuar nga ky problem ekziston një mënyrë natyrale e testuar mbi afro 100 mijë pacientë, metodë e cila rezultoi efikase për 85% të tyre.

Kjo mënyrë raportohet nga sajti Lafucina.it dhe njihet si metoda Buteyko, e cila është një teknikë riedukimi për frymëmarrjen. Për zbatimin e saj, mjafton që të vihen në praktikë këto tetë këshilla:

-Duhet të çtendoseni dhe relaksoheni, mundësisht në një kolltuk.

-Goja duhet mbajtur mbyllur gjatë dhe pas stërvitjes, pasi në të kundërt duhet nisur nga fillimi. -Merrni frymë me hundë ose me gojë nëse nuk mundeni.

-Mbajeni frymën duke e zënë hundën.

Uji Dea

-Koka duhet lëvizur me delikatesë para dhe mbas.

-Ky veprim përsëritet deri sa të ndihet bezdisje për shkak se keni nevojë të mbusheni me frymë. –

Në atë moment lëreni të lirë hundën dhe mbushuni thellë me frymë, por duke e mbajtur gojën të mbyllur.

-Pasi të mbusheni thellësisht me frymë, vazhdoni të merrni frymë me ngadalë dhe qetësi për disa minuta. Nëse e ndjeni të nevojshme, përsëriteni një stërvitje të tillë edhe një herë tjetër, por gjithmonë me gojën mbyllur