Eko Higjiena

Humori i zi për politikën e zezë

/ 6 minuta lexim

Nga Ibrahim Berisha – Ky humor tregon: Tezja a fisi si interes nacional dhe shteti dhe qeverisja si interes personal, është ky tashmë një tregues i ditur publik e praktik për shkallën e lartë të defunksionalizimit të sistemit demokratik në shtetin e Kosovës.

Është një dorë e fortë, shpesh më fortë sevet dora e shtetit, ledhatuese në të parë, e cilanë politikë, madje në të gjitha nënsistemet politike, qënga arsimi deri te diplomacia, herë e mbjellëç‘do për nevoja dhe qefi të vet pa pasur asnjëdetyrim për shtetin dhe shoqërinë e Kosovës.

Ajo ledhaton për t’u dukur dëmi sa mëi padhimbshëm.Kjo dorësa shkaton dëme,po kaq nxit edhe stimulon shpërthimin e humorit të zi, i njohur ky edhe si humor politik. Victor Raskin thoshte se humori politiku drejtohet politikanëve, institucioneve politike, grupeve dhe partive politike. Po kjo hisotrie “dorës së mirë” për interesin nacional, në thelb parapolitike dhe parainstitucionale në qeverisjet e shqiptarëve, ishte fatkeqësi humoristike e përsëriturpandalshëm, jeton që nga nisja e krijimit të insititucioneve (1913) dhe qet krye krenarishtedhe tash në të dy shtetet ku shumicën e popullsisë e përbëjnë shqiptarët.Shih çfarë ngjet në Shqipëri me kanabizmin e vendit dhe gjithëkjo prodhon një humor impres të zi.

Parapolitika qëka gisht kudo në vendimarrje qesharake tregon formatin e vet të plotëedhe këto ditënë emrimin e 60 e sa zëvendësministrave dhe qindra këshilltarëve politikë në qeverinë e Kosovës.

Nuk ka dilemë, se kjo praktikë dotë vazhdojë edhe me borde, agjensione etj, njësoj sikur ka ndodhur edhe me qeveritë e kaluara. Tezja a fisi si interes nacional dhe shteti dhe qeverisja si interes personal, është ky tashmë një tregues i ditur publik e praktikpër shkallën e lartëtë defunksionalizimit tësistemit demokratik në shtetin e Kosovës.

Arsyet dhe motivet për t’u bërënjë zyrtar me veturë e shofer, për të mbajtë kollare e kostume këta zëvendësministrasot, po sikur ata dje, kanë qenë dhe janë të ndryshme, që nga tregimi i forcës së fisit, tëmentalitetitprovincial, ideologjisë, militantizmitpartiak apo klientelizmit korruptiv, e deri tek kërcënimi dhe shantazhi i përsëritur për liderthët. Gjithëky realitet gjerësisht përmes satirës politike në rrjetet sociale dëshmoi formën e qartë të distancimit nga modeli afatgjatëi tillë i qeverisjes.

Së fundmi, gjithë kjo ndërrmarje e madhe për të vendosur sa më shumë zëvendësministra dhe këshilltarë pakritere, ka qitur e mbushur komunikimin publik me humor të zi.

Mobi Casa

Një humor i zi, qëluan rolin e terapisë për të mbijetuar pakënaqësinë pa shpërthyer fizkisht ajo dhe për tëtreguarndryshimin e kulturës protestuese politike, qëdikur manifestohej kryesisht me dalje në rrugë dhe sharje nëpër kafene. Humori i zi i këtyre ditëve tregoi se njerëzit edhepse kanë harruar të qeshin, nuk kanë harruar të tallen me vendimet e gabuara politike qëi ndjen secilën ditë në kurrizin e tij.

Aq sa tregojnë pjesa dërrmuese e emrave të emëruar dhe gjithë ky humor lucid dhe habi fantastike kolektive që u bë së fundmi këto ditë, kritere mëtërëndësishme, por thuaja të paqenat kritere për këto poste, nuk ështëpikërisht ai që duhej të ishte për një shtetar, si kompetenca, kredibiliteti dhe autoriteti profesional. Kemi parë për këto pak ditë, po do të shohim edhe mbas atyre pak ditëve tjera, çfarëçudi politike e shtetërore do të ndodhin duke pasur këtë mori zyrtarëshpikërisht të hutuar nëpër zyra e korridore institucionesh.Andaj ende do të kemi humor të zi, i cili do të dëshmojë kulturën qytetare përmes komunikimit kreativ sarkastik verbal, shkrimor a vizatimor.

Gjithë këta zëvendësministra, një pjesëe tyre në krye tëdisa Ministrive të Asgjësë, të cilat as nuk dihet pse janë krijuar dhe identifikohen vetëm me objektet dhe punësimin, do t’a kenë problemin kryesor se si të kalojnë ditën, pasi, nëse lexohet detyrimi që kanë ata, aiështë për të plotësuarhapësirën boshe kur mungon ministri. Pesë e gjashtë zëvendësministra në një ministri,në një shtet me 1.8 milionë banorë, janëpos tjerash, eksperimenti mëhumoristik i qeverisjes demokratike, nga i cili edhe vendet më të kamura në Afrikë, mund të mësojnë se çfarëduhet dhe si duhet bërë për të qenë të gjithë tëpakënaqurit tëkënaqur dhe të kënqurit të lumtur.

Ky humor shpërthyes ditëve të fundit ngado, e në rrjetet sociale veçmas, shpreh kulturën qytetare protestuese, kundërshuese, dhe njëherësh edhe një krenari që nuk duket shumë shpesh publikisht, pse jetojmë në një shtet që duhet dashur më shumë, por pa abuzuar me të mirat e tij humane dhe materiale. Ky humor mund të kuptohet si një mesazh i drejtpërdrejt proteste për politikat e deritshme qeveritare në dëm të shtetasve të saj dhe në dobi të tarafeve parapolitike dhe qeveritare. Kjo kulturë humori tregon pikën kritike, pikën më të skajshme të vlimit se ku gjendet shteti ynë, tregon standardin e shkelur themelor kushtetues e publik; për të mos shitur më politikat personale, provinciale, klanore, ndonjëherë edhe kriminale, si politika dhe interesi nacional.

Por, në gjithë këtë humor që u qas në rrjetet sociale, e mira më e madhe, nuk kishte armiqësi, sharje, agresivitet, nënçmim, këto disa nga element të humorit që i thekson Salvatore Attardo. Gjithë kjo ishte një tallje e qëllimshme, pra jo spontane, dhe mesazh për të ndikuar në reflektim politik. Kjo u bë për të treguar, sikur thoshte i famshmi sarkastiku Mark Twain se edhe në gjendje të rënda: Njerëzi kanë vetëm një armë efektive, dhe ajo ështëqeshja.