Humolli: Nëse nuk ndryshon qasje, qeveria rrëzohet nga vota ime

Deputeti i LVV-së, Fatmir Humolli ka thënë se është deputet i pavarur brenda grupit së LVV-së pasi ka hyrë si i pavarur në listën e këtij subjekti poltik në zgjedhjet e fundit parlamentare.

Ai ka thënë se nuk bëhet fjalë për një bashkim me LDK-në.

Megjithatë Humolli është shprehur i gatshëm të bëhet pjesë e ndonjë grupi tjetër parlamentar nëse formohet.

“Nëse vazhdon kjo ngathtësi e Qeverisë për të përmbushur zotimet elektorale, duhet të bëhen ndryshime qeveritare. Unë për vete pa këto ndryshime nuk mund të qëndrojë brenda grupit të LVV-së, pasi nuk po realizohen asnjëra nga kërkesat e mia personale për çfarë unë jam futur në listën e Lëvizjes Vetëvendosje”.

Deputeti i LVV-së ka thënë se të pakënaqur ka në të gjitha subjektet politike për situatën në të cilën është vendi.

Ai thotë se nëse për dy vite nuk ndryshon qasja do të votonte kundër kësaj qeverie.

“Unë kam premtuar që për dy vite nuk votoj kundër kësaj qeverie. Pas dy viteve nëse ka ndryshime pozitive unë vazhdoj ta mbështesë këtë shumicë. Pas dy viteve (dy vite qeverisje) nëse varet qeveria nga vota ime, ajo rrëzohet”, deklaroi Humolli.

Shpërndaje.
© RAJONIPRESS