UBT

Humolli: Në 1999 nuk u çliruam, vetëm pushoi lufta dhe ndërkombëtarët e shkatërruan UÇK-në

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Fatmir Humolli, ka thënë në “Pressing” të T7 se më 1999 nuk është çliruar Kosova.

Ai ka thënë se ka pushuar lufta dhe ndërkombëtarët e shkatërruan UÇK-në.

“Në momentin që kanë ardhur ndërkombëtarët, kanë ardhur deri te bashkësia lokale me lëshu certifikata të lindjes. Është pushtim”.

Hidromorava

“Është gabim me thënë se jemi çliru, është ndalur lufta Rezoluta 1244 e ka konsideru Kosovën pjesë të Serbisë”.

“Këta ndërkombëtarët kanë bë presion mos me dalë në pah viktimat, mos me dalë në pah krimet që i ka bë pushtuesi serb, me qëllim që me na përafru neve mënyrë sa më të pranueshme me debatu me Serbinë”, ka thënë Humolli. /Gazeta Express