UBT

Humolli: LVV si partitë tjera, nuk po e dëgjon popullin por ndërkombëtarët

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Fatmir Humolli, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje në pushtet është bërë sikurse partitë e tjera të Kosovës.

Ai në “Debat Plus”, ku po diskutohet për dialogun Kosovë-Serbi, specifikisht Asociacionin, tha se LVV-ja nuk po i dëgjon kërkesat e popullit por vetëm ato të ndërkombëtarëve.

Sipas tij në fund rezultatet do të jenë të njëjta, sikurse kur ishin partitë opozitare më herët në pushtet.

Humolli foli edhe për interpelancën e kryeministrit Albin Kurti, në Kuvend të Kosovës, ku u diskutua për draft-statutin e Asociacionit.

Ai tha se të gjitha partitë bënin garë se kush e dëshiron më shumë themelimin e Asociacionit.

FITORJA

“LVV e ka zgjedhur rrugën që është zhvilluar prej partive tjera për të mos me dëgjuar popullin por ndërkombëtarët, kjo do qojë në rezultate të njëjta. Seanca e fundit ka treguar se është bërë garë politike cili po e zbaton Zajednicën më shumë, apo është bërë garë pse s’na keni lënë ta bëjmë Zajednicën. Kuvendi ka qenë unik pro një Zajednice, të supozume, pa pasur dokumente e të dhëna të sakta”, tha ai.

Humolli tha se në atë seancë, Kurti bëri lojë politike.

“Albini bëri politikë në Kuvend, me politizu popullin me përça jo për me zgjidhë problemin”, tha ai.

Humolli e kritikoi Kurtin edhe për mospublikimin e draft-statutin për Asociacionin, duke thënë se është dashur t’i tregojë deputetëve dhe qytetarëve se çfarë është biseduar në Bruksel.

“Si po qasen duke e injorua popullin, duke injorua fjalën e dhënë, tash institucionet tona, më parë e mbajnë fjalën me ndërkombëtarët, mos me I tregu popullit çka kanë bisedua, se që e mbajnë fjalën me qytetarët, kur se man fjalën gjithçka pritet, nuk ka befasi… Kur bëjmë analizë, duhet me faktua, përmes fakteve me i ofrua qytetarëve që me u informua qytetarët, a është informu. Me qytetarët po bën lojëra komplet klasa politike”, tha ai.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.