UBT

Humolli kritikon Qeverinë: E mbështesin Radojçiqin në Kuvend, ndërsa godasin veteranët

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Deputeti i pavarur, Fatmir Humolli, ka theksuar për rëndësinë e funksionimit të shtetit të Kosovës në përputhje me ligjin dhe Kushtetutën.

Pos kësaj, ai ka shprehur domosdoshmërinë se çdo gjë që shkel këto norma është e paligjshme, duke përfshirë këtu edhe funksionimin e dinarit në Kosovë.Sipas tij sot po goditen veteranët e luftës dhe tendenca është për me i shti në luftë qytetarë e veteranë mes vete.

“Qeveria aktuale sot i len veteranët me 170 Euro dhe i paguan në mënyrë poshtëruese. Me ardhë në pyetje ushtari i UÇK-së, me votu kundër veteranit të luftës është për mjerim. Me ardhë në shprehje veterani i luftës në Kuvend të Kosovës mes Radojçiqit dhe propozimit tem me votu për Radojçiqin, kjo është tmerr. Kjo ka ndodhur në Kuvendin e Kosovës, ku deputeti i Kosovës ka qenë në krah të Radojçiqit dhe jo në propozimin tim”, ka thënë Humolli.

Tutje ai tha në emisionin “Five”, në RTV Dukagjini se ndërkombëtarët e kanë zhbërë Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

Fundamenti

“Ne na ka nxën lufta shumë të paorganizuar, Lufta e UÇK-së dhe ne në luftë e sipër jemi organizuar dhe kemi detyruar bashkësinë ndërkombëtare për të intervenuar. Kurse të njëjtën periudhë tash ata të cilët e kanë zhvilluar luftën speciale viteve të ’90-ta kundër të burgosërve politikë e viteve të 80’ta kundër veprimtarëvë politikë. Mas luftës e kanë filluar luftën politike speciale kundër veteranëvë të luftës, kundër institucioneve të cilët kanë punuar për çlirimin e vendit tonë”, ka vijuar ai.

Më tej ai ka thënë se “bashkësia ndërkombëtare së bashku me Serbinë, një institucion që e kemi krijuar me gjak e ka zhbë UÇK-në. Ata që ska mujt Serbia me shkatërru, e kanë shkatërruar mekanizmat ndërkombëtar së bashku me klasën tonë politike e cila nuk e ka vlerësuar pozicionin politik pse janë këto veprime”.“Sot nuk kuptohet se çfarë dëmi bënë kur e godet veteranin e luftës, çfarë dëmi i bënë ardhmërisë sonë.

Ai mendon që po e mbron buxhetin e Kosovës prej një veterani të luftës, a nuk e kupton që duke goditur veteranin e luftës, ti ke goditur moralin luftarak të një kategorie njerëzish, ata të cilët luftojnë për vend, edhe Serbia na ka goditur ashtu”, ka vijuar ai.

“Shteti i Kosovës duhet të funksionjë si shtet në përputhje me ligjin dhe Kushtetutën. Gjithçka që është në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës është veprim ilegal. Dinari në Kosovë ka funksionuar ilegalisht e përderisa ka funksionuar ilegalisht e ka për detyrë shteti me marrë masa kundër çdo veprimi që bëhet ilegalisht në vend tonë”, është shprehur Humolli.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.