Mobi Casa

Humolli: Kjo qeveri mori besimin për t’iu qasur ndryshe Serbisë

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Deputeti i pavarur në Kuvendin e Kosovës, Fatmir Humolli ka thënë se rruga e gabuar ka filluar qysh nga viti 1999, pasi nuk është vlerësuar drejt politika e bashkësisë ndërkombëtare dhe nuk është kuptuar drejt që Serbia është armiqësore në raport me çështjen shqiptare.

“Ne e kemi një klasë politike që nuk ka besuar se kemi mundësi të çlirohemi prej Serbisë dhe është ballafaquar me një klasë politike që i ka prirë procesit të luftës çlirimtare dhe e kemi detyruar bashkësinë ndërkombëtare të reflektojë në raport me interesat tona kombëtare. Por, këtë reflektim të bashkësisë ndërkombëtare e kemi marrë sikur diçka të kryer dhe nuk e kemi vlerësuar se është një proces që duhet të zhvillohet”, ka thënë Humolli në “Info Plus” në RTK.

Ai ka thënë se qeveria aktuale e ka ndërruar kursin e saj dhe për këtë është dashur të shkojë sërish te qytetari dhe ta kërkojë besimin.

“Kjo qeveri e ka marrë besimin e qytetarëve për t’iu qasur ndryshe Serbisë, jo të bisedojë për dinarin, ose jo të bisedojë me Serbinë për Kosovën. E ka marrë besimin për të biseduar me serbët e Kosovës për Kosovën. Në vend që të bisedojmë me serbët e Kosovës, sot institucionet tona dhe partitë politike në tërësi kanë pranuar të bisedojnë me Vuçiqin për jetën e serbëve në Kosovë”, ka theksuar tutje Humolli.

FIDANISHTJA

Sipas tij kjo qasje e ka bërë të fuqishëm Vuçiqin në Beograd dhe të njëjtën kohë i ka vendosur në pozitë të keqe aleatët ndërkombëtar.

“Edhe në kuvend kam kërkuar se ne duhet të ndërtojmë një institucion që duhet të bëjë analiza se ku kemi qenë, ku jemi dhe ku po shkojmë. Nuk ka mundësi të bëjë analizat një subjekt politik që sheh vetëm një drejtim. Analizat shkencore i bëjnë institucionet të cilat i shohin gjërat prej të gjitha drejtimeve”, ka nënvizuar ai.

Ai ka thënë se serbët në Kosovë kanë më shumë të drejta se sa shqiptarët, teksa e ka ndërlidhur këtë me faktin që shqiptarët nuk kanë mundësi të bëjnë ndryshime kushtetuese pa votën e deputetëve serbë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.