UBT

Humbni peshë me këto ushqime pa karbohidrate

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Eliminimi i karbohidrateve nga regjimi ynë ushqimor është një strategji shumë e mirë për të humbur disa kilogramë, kështu që më poshtë ju rendisim disa ushqime që nuk kanë karbohidrate.

Kërpudhat – Janë të varfra nga karbohidratet dhe përmbajnë një sërë vetish ushqyese si hekur, kalcium, selen dhe magnez. Po ashtu janë një burim i mirë antioksidantësh.

Midhjet – Midhjet e të gjitha llojeve janë të pasura me proteina, vitamina të grupit B, kripëra minerale, fosfor, hekur, sodë dhe nuk kanë karbohidrate.

Vezët – Janë ndër ushqimet që zgjidhen më shpesh për një dietë pa karbohidrate, për shkak edhe të vetive të shumta ushqyese.

Karkalecat dhe gaforret – Janë një burim i mirë proteinash dhe nuk kanë karbohidrate.

Mishi i kuq – Nuk ka karbohidrate, ndaj mund ta konsumoni pa problem.

FIDANISHTJA

Farat e kungullit– Janë ideale për të gjithë ata persona që janë në dietë por që nuk duan të humbin shijen e karbohidrateve shkruan noa.al.

Ndër të tjera i bëjnë mirë zemrës, reduktojnë stresin dhe forcojnë sistemin imunitar.

Mishi i bardhë – Është padyshim shumë më i shëndetshëm se mishi i kuq dhe mund ta konsumoni te mishi i pulës, lepurit por edhe peshk.

Djathi – Rekomandohet djathi Grana Padano i cili është një djathë i traditës italiane, i pasur me kripëra minerale dhe pa karbohidrate.

Gjalpi – Përdoret gjerësisht për të përgatitur shumë gatime, por është mirë që të konsumohet në sasi të moderuar.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.