Fundamenti

Humbni në peshë pa shumë mund: Ja ushqimet që përshpejtojnë metabolizmin

/ 3 minuta lexim
Hidromorava

Hani më pak, por kilogramët edhe më tutje qëndrojnë dhe po grumbullohen? Kjo ndodh për faktin se organizmi juaj kursen energjinë, në vend se të shkrijë dhjamin. Për fat të mirë, ekzistojnë ushqime të shumta që e zgjojnë organizmin dhe e përshpejtojnë punën e metabolizmit. Ja disa prej tyre

Uji

Për ta “zgjuar” dhe përshpejtuar metabolizmin, para së gjithash pini shumë ujë. Uji e pastron organizmin dhe ndihmon në largimin e helmeve, ndërsa që e përmirëson edhe tretjen dhe humbjen në peshë. Provoni që ujin ta konsumoni të ftohtë, në mënyrë që trupi të shpenzojë më shumë kalori, duke tentuar ta ngrohë atë. Shpeshherë e ngatërrojmë etjen me urinë, kështu që sa herë të ndieni urinë, pini ujë, transmeton gazeta, transmeton gazeta Kosova Sot.

Vezët

Kafjalli është shujta më e rëndësishme e ditës, sepse “zgjon” organizmin tuaj që në fillim. Vezët shpeshherë janë burim për shujtë të ditës, që është mirë, sepse ato janë burimi më i mirë për proteina. Vezët në fakt përmbajnë nëntë aminoacide esenciale, që trupit i nevojiten për ndërtimin e indicit muskulor, e sa më e madhe të jetë masa muskulore, më i shpejtë është metabolizmi, dhe shkrini më shumë kalori.

Prodhimet e qumështit

Prodhimet e qumështit janë të pasura me proteina, që ndihmojnë të ngopeni më shpejt dhe ta përshpejtoni metabolizmin. Pos kësaj, është zbuluar se ushqimet e pasura me kalcium ngadalësojnë enzimat që prodhojnë yndyrë. Po ashtu, prodhimet e qumështit pastrojnë zorrët dhe ndihmojnë zbrazjen e tyre. Pra, konsumoni prodhime të qumështit, dhe në këtë mënyrë parandaloni absorbimin e yndyrave nga ushqimet e tjera, të cilat i hani gjatë ditës.

Mobi Casa

Specat e verdhë

Specat e verdhë janë perime e pasur me vitamina C, vitaminë kjo e cila është e domosdoshme për trupin për t’u formuar karnitinë, që u ndihmon muskujve të përdorin shtresat dhjamore për energji, dhe kështu shtyjnë metabolizmin që të punojë më shpesh. Specat e verdhë më së miri t’i hani të papërpunuar apo të mbushur me djathë të freskët pa yndyrë.

Lëngu nga domatet

Nga domatet lehtë mund të përgatisni lëng të shijshëm, që ju ndihmon ta përshpejtoni metabolizmin, si dhe të hiqni qafe kilogramët shtesë. Një gotë lëng domatesh të përzier me 1 dcl lëng limoni. 1 lugë xhenxhefil të bluar dhe një spec pikant. Përzieni të gjithë përbërësit dhe në lëng shtoni kërcej të selinos. Lëngun ta ruani në frigorifer, e pini tri herë në ditë, midis shujtave, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Dredhëzat

Dredhëzat janë të pasura me vitamina C dhe B6, e një gotë me dredhëza përmban vetëm 49 kalori. Disa studime madje kanë treguar se dredhëzat janë ushqim i shkëlqyeshëm për humbje në peshë, sepse kanë përbërës që përshpejtojnë metabolizmin, pakësojnë oreksin dhe ndihmojnë në kontrollin e sheqerit në gjak.

(Kosova Sot)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.