RCCOLA

Humbja në peshë pa vuajtur urie: Lista e ushqimeve që përmbajnë më pak se 100 kalori

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Nëse për qëllim keni linjën e trupit, konsumoni ushqimet që edhe mund t’i merrni me vete në punë dhe vetes t’ia dhuroni një zamër dhe një drekë të shëndetshme. Dihet fare mirë se kur të vendosni të hiqni qafe kilogramët shtesë, ushqimet me shumë kalori nuk janë të dëshirueshme, e po ashtu edhe ushqimet me yndyrë, si dhe sasia e tepërt me kripë dhe sheqer.

Nga ana tjetër, nevojitet të konsumoni më shumë ujë, pemë dhe perime të freskëta, mish pa yndyrë dhe yndyra të shëndetshme, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Pemët:

Mollë mesatare – 80 kalori

Banane mesatare – 90 kalori

Portokall mesatar – 65 kalori

Dardhë mesatare – 100 kalori

Mandarinë – 46 kalori

Kivi – 45 kalori

Një porcion me fruta mali – midis 50 dhe 90 kalori.

Perimet:

Domate – 25 kalori

Selino – 10 kalori

75 gramë speca të kuq – 14 kalori

Mobi Casa

75 gramë karota – 27 kalori

75 gramë kërpudha – 8 kalori

75 gramë brokoli – 26 kalori

Fotoarkiva: galan: ina2

Prodhimet e qumështit:

240 ml qumësht bademi – 70 kalori

120 ml qumësht të sojës – 60 kalori

Ushqimet me proteina:

Një vezë e zier fort – 72 kalori

Një lugë gjalpë nga kikirikët – 100 kalori

60 gramë tunë (pa vaj) – 70 kalori

60 gramë karkaleca deti – 84 kalori.

(Kosova Sot)