Hidromorava

Humbin jetën edhe 12 persona nga coronavirusi në Kosovë, konfirmohen 494 raste të reja

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Në 24 orët e fundit në Kosovë nga coronavirusi kanë humbur jetën 12 persona, ndërsa janë konfirmuar 494 raste të reja.

IKSHPK njofton se gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 3.788 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 494 raste pozitive.

Brenda 24 orëve janë raportuar 12 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.

“Rastet e vdekjes janë nga komunat: Gjakovë 2 raste (80, 73 vjeç), Obiliq 2 raste (73, 49 vjeç), Prishtinë 2 raste (75, 74 vjeç), Deçan 1 rast (82 vjeç), Ferizaj 1 rast (65 vjeç), Kamenicë 1 rast (63 vjeç), Mitrovicë 1 rast (61 vjeç), Prizren 1 rast (81 vjeç), Shtime 1 rast (57 vjeç)”, njofton IKSHPK.

Numri total i rasteve pozitive është 98.835 raste nga 482.413 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.008 raste të vdekjes.

FITORJA

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 1.009 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 83.591 raste, kurse numri i rasteve aktive është 13.236.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 151 raste, Gjakovë 42 raste, Gjilan 30 raste, Pejë 23 raste.

Vushtrri 23 raste, Fushë-Kosovë 22 raste, Mitrovicë 22 raste, Ferizaj 21 raste, Malishevë 17 raste.

Deçan 15 raste, Viti 14 raste, Skenderaj 12 raste, Drenas 11 raste, Podujevë 11 raste, Kaçanik 10 raste, Klinë 9 raste, Obiliq 9 raste, Suharekë 9 raste.

Istog 7 raste, Kamenicë 7 raste, Prizren 7 raste, Shtime 7 raste, Hani i Elezit 5 raste, Junik 4 raste dhe me nga dy raste komunat Graçanicë, Lipjan dhe Rahovec. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.