KKVITI

Humbi jetën në punë, Shpejtim Gashi la pas gruan dhe tre fëmijë

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

44-vjeçari shqiptar jetonte me gruan dhe tre fëmijët e tij në vendin e quajtur Ponte di Piave, Treviso.

Një shqiptar nga Kosova ka humbur jetën aksidentalisht në vendin e punës në Itali. 44-vjeçari Shpejtim Gashi, u godit nga krahu mekanik i një pajisjeje më të cilën po punonte, shkruan “Treviso Today”.

Kompania e mobilieve “3B” në Salgareda të Italisë bëri një njoftim ngushëllimi për familjen e Gashit.

“Me dhimbje të madhe njoftojmë vdekjen e punonjësit tonë Shpejtim Gashi pas një incidenti në punë. Po kryhen hetimet për përcaktimin e shkaqeve të ngjarjes”, shkruhet në njoftim, shkruajnë mediat kosovare.

Eco Higjiena

Pas incidentit, menjëherë në vendngjarje shkuan policia e doktorët, por për fat të keq nuk mund të bëhej asgjë, përcjell albinfo.ch.

Prej vitesh, 44-vjeçari shqiptar jetonte me gruan dhe tre fëmijët e tij në vendin e quajtur Ponte di Piave, Treviso.

Kompania “3B” në shenjë zie ndërpreu punimet për një ditë.

http://www.albinfo.ch/humbi-jeten-ne-pune-shpejtim-gashi-la-pas-gruan-dhe-tre-femije/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.