Uji Dea

Humbet djalin, vajzën dhe burrin brenda 24 orësh

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Tre anëtarë të së njëjtës familje, ndërruan jetë brenda 24 orësh për arsye natyrore, në një rastësi pothuajse të pamundur për t’u konceptuar.

Shtypi britanik raportoi ditën e premte historinë e trishtë të familjes Dennis, ku një grua humbi tre njerëzit e saj të dashur, dy fëmijët dhe bashkëshortin, në të njëjtën ditë.

E bija, një mëngjes të shkurtit u ankua për dhembje, sipas saj shkaktuar nga gurët në veshka.

Shërbimet e urgjencës e morën në shtëpi, por sipas dëshmisë së nënës, ajo ishte në humor të mirë dhe bisedoi me mjekët gjatë transportit në spital.

Të nesërmen, një telefonatë, në mënyrë të pabesueshme informoi familjen e se vajza kishte ndërruar jetë gjatë orëve të para të mëngjesit.

Mobi Casa

Babai, 79-vjeçari Carl Dennis, në mësimin e lajmit për të bijën pësoi një infarkt dhe ndërroi jetë disa minuta më pas.

E dëshpëruar, zonja Christine Dennis i kërkoi një familjari që të lajmëronte të birin, që banonte në një zonë tjetër të qytetit.

Nigel Dennis nuk i përgjigjej në telefon dhe nuk e kishte mësuar vdekjen e dyfishtë të babait dhe motrës. Megjithatë, kur familjari hyri në banesën e tij, e gjeti edhe Nigelin të pajetë.

Vdekja e tij, edhe ajo për rrethana natyrore (vetvrasja u përjashtua nga agjentët e policisë), nuk u përcaktua kurrë saktësisht se nga cila arsye ndodhi./Indeksonline/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.