Uji Dea

Humb zgjedhjet, i zhgënjyer emigranti

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

“E kam pritur humbjen, megjithatë kam pritur gjithashtu që numri i emigrantëve që kishin të drejtë për të votuar të ishte më i lartë. Kjo do të thotë se emigrantët ende nuk kanë ndërgjegjësimin e duhur për mundësinë e votës së tyre”, është shprehur Alimadhi.

Kishte kandiduar për Bashkinë e Parmës, megjithatë nuk ka fituar votat e nevojshme. Shqiptari Gentian Alimadhi nuk është ndihet shumë i zhgënjyer me rezultatin, sa ka qenë i zhgënjyer me emigrantët shqiptarë, raporton albinfo.ch.

Kjo ishte hera e parë që një emigrant shqiptar garoi si kandidat për kryetar Bashkie i qytetit të Parmës, kundrejt dy kandidatëve italianë të Partisë Demokratike. Ai doli i treti, duke marrë rreth 12 % të votave.

“E kam pritur humbje, megjithatë kam pritur gjithashtu që numri i emigrantëve që kishin të drejtë për të votuar të ishte më i lartë. Kjo do të thotë se emigrantët ende nuk kanë ndërgjegjësimin e duhur për mundësinë e votës së tyre”, është shprehur Alimadhi për mediat shqiptare.

Mobi Casa

Ai ka thënë se nuk ka dalë i humbur nga këto zgjedhje. “12% e votave nuk janë pak. Janë rreth 748 vota kundrejt 6300 votave të përgjithshme. Por realisht prisja të kapërceja 1000 vota. 40 % e emigrantëve të regjistruar për të votuar nuk u paraqitën e kjo do të thotë se ende nuk janë gati për një hap të tillë”, ka shtuar tutje ai.

Gentian Alimadhi ka lindur në Fier derisa në vitin 1993 emigroi në Itali.

http://www.albinfo.ch/humb-zgjedhjet-i-zhgenjyer-emigranti/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.