Humb kontrollin vozitësi, bije në një humnerë dhe humb jetën
Gjilan – Me datën 11.1.2015 rreth orës 22:55, Policia e Kosovës ka pranuar një informatë se në rrugën Novobërdë – Gjilan ka ndodhur një aksident trafiku. Nga hetimet e para mësohet se derisa vozitësi H. K. (1972) (tashmë i ndjerë) duke drejtuar automjetin e tipit Mercedes, duke lëvizur nga drejtimi i Novobërdës, me të arritur te ura e fshatit Dragancë komuna e Novobërdës, besohet që duke mos e përshtatur shpejtësinë e automjetit me kushtet e rrugës me borë dhe lagështi humb kontrollin mbi automjet dhe shkëputet nga rruga, ku bie në një humnerë të thellë dhe si pasojë e përplasjes nga plagët e marra vozitësi ndërron jetë, vdekja është konfirmuar nga mjeku kujdestar i QMF në Gjilan ka thënë Ismet Hashani zëdhënës i policisë rajonale.
Njësitet e Policisë së Kosovës nga stacioni i Novobërdës me urgjencë kanë dalë në vendin e ngjarjes.
Nga hetimet e para mësohet se derisa vozitësi H. K. (1972) (tashmë i ndjerë) duke drejtuar automjetin e tipit Mercedes, duke lëvizur nga drejtimi i Novobërdës, me të arritur te ura e fshatit Dragancë komuna e Novobërdës, besohet që duke mos e përshtatur shpejtësinë e automjetit me kushtet e rrugës me borë dhe lagështi humb kontrollin mbi automjet dhe shkëputet nga rruga, ku bie në një humnerë të thellë dhe si pasojë e përplasjes nga plagët e marra vozitësi ndërron jetë, vdekja është konfirmuar nga mjeku kujdestar i QMF në Gjilan ka thënë Ismet Hashani zëdhënës i policisë rajonale.
Në momentin kritik bashkë me vozitësin në veturë kanë qenë bashkëshortja tani e të ndjerit dhe tre fëmijët e tij.
Lëndime trupore pësojnë të gjithë pasagjerët e lartshënuar, të cilët janë ndalur për tretman mjekësor në spitalin regjional në Gjilan. Sipas raportit të mjekut fatmirësisht gjendja e të gjithëve është stabile dhe jashtë rrezikut për jetë.
Në vendin e ngjarjes ka prezantuar prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar që trupi i pajetë të dërgohet në IML në Prishtinë për obduksion.
Në vendin e ngjarjes po ashtu kanë dalë Policia e Kosovës njësitet e trafikut rajonal, si dhe ka asistuar dhe shërbimi i zjarrfikësve. Hetimet rreth rastit janë duke vazhduar tha Hashani./rajonipress/


