Humb kontrollin dhe përfundon jashtë rrugës, lëndohet drejtuesi i veturës

Gjilan – Në fshatin Petroc, të Kamenicës i dyshuari mashkull kosovar derisa ishte duke drejtuar veturën është vetaksidentuar, pasi që dyshohet se nga pakujdesia dhe mospërshtatja e shpejtësisë me kushtet e rrugës ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar jashtë rrugës, duke u rrokullisur me veturë.
Si pasojë lëndime ka pësuar vetë drejtuesi i cili është dërguar për tretman mjekësor njoftoi policia e Kosovës./rajonipress/