Eko Higjiena

Humb jetën një vajzë 8 vjeçare nga Pozherani i Vitisë

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Një vajzë e mitur e moshës 8 vjeçare është aksidentuar për vdekje të mërkurën rreth orës 16 e 10 minuta në fshatin Pozheran. Aksidenti ka ndodhur në Pozheran derisa dy vajza (motra binjake) janë goditur nga vetura që po e ngiste një i dyshuar nën moshën 18 vjeçare. Nga plagët e rënda vajza 10 vjeçare ka vdekur kurse tjetra është në gjendje të rëndë shëndetësore në QKUK tha për rajonipress Ismet Hashani zëdhënës i policisë rajonale.

Një aksident me fatalitet për një vajzë 8 vjeçare ka ndodhur këtë të mërkure derisa ajo së bashku me motrën e saj po e kalonte rrugën në fshatin Pozheran.

Mobi Casa

Vozitësi që është nga i njëjti fshat nga pakujdesia dhe shpejtësia e madhe ka goditur dy vajza (motra binjake 2006), derisa njëra ka vdekur nga plagët e rënda kurse tjetra po trajtohet në QKUK tha Ismet Hashani.

Hashani tha se policia ka ndaluar të dyshuarin që është nga Pozherani dhe po merret në pyetje./rajonipress/