Eko Higjiena

Humb jetën një qytetare dhe tre lëndohen rëndë

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mbrëmë në rrugën magjistrale Gjilan-Kamenicë, saktësisht në hyrje të fshatit Kmetovc, për rrjedhojë ka vdekur një qytetare dhe tre të tjerë janë lënduar.

Ismet Hashani zëdhënës i policisë tha se nga hetimet e para dyshohet se deri te aksidenti kishte ardhur kur automjeti i markës Audi C4 100, drejtuar nga vozitësi F. A. (1992), duke lëvizur në relacionin Gjilan – Kamenicë, me të arritur në hyrje të fshatit Kmetoc si pasoj e mos përshtatjes së shpejtësisë e humbë kontrollin mbi mjetin që e drejtonte dhe përplaset në një shtyllë betoni në drejtim të lëvizjes .

Sipas Hashanit si pasojë e këtij aksidenti, lëndime pësojnë përpos vozitësit edhe tre pasagjer tjerë, dy meshkuj dhe një femër që ndodheshin në veturë.

“Gjithë të lënduarit me urgjencë janë bartë në spitalin Rajonal në Gjilan. Edhe përkundër ndihmës së ofruar nga personeli mjekësor, pasagjerja F. M. (1991) nga plagët e marra si pasoj e përplasjes së automjetit, rreth orës 23;55 ndërron jetë”, ka thënë Hashani.

ARKATANA

Sipas tij, tre të lënduarit e tjerë po ashtu janë trajtuar në këtë qendër dhe në bazë të raportit të mjekut janë jashtë rrezikut për jetë.

Për rastin është njoftuar prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar që trupi i pajetë i të ndjerës ti u lirohet familjarëve. Po me urdhër të prokurorit ndaj të dyshuarit drejtuesit të mjetit F. A. (1991) caktohet masa e ndalimit 48 orë.

Rasti është duke u hetuar nga njësitet hetuese të Trafikut Rajonal në Gjilan./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.