UBT

Humb jetën një gjilanas, derisa po shkarkonte struktura të rënda metalike

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Të shtunën rreth orës 11:50 nga Qendra emergjente në Gjilan, policia e Kosovës stacioni policor në Gjilan është njoftuar se aty është sjellur një person shqiptar shtetas i Kosovës (1971), pa shenja jete.

Nga hetimet e para mësohet se për kohën sa ishte duke u kryer procesi i shkarkimit të disa strukturave të rënda metalike, me që rast vije deri tek rrëshqitja e ngarkesës dhe viktimës i shkaktohen lëndime si pasoj e të cilave dyshohet se ka ndërruar jetë.

Dy të dyshuar shqiptar shtetas të Kosovës personat përgjegjës të kompanisë që kryente këtë ngarkesë, janë intervistuar nga hetues policor në prani të avokatit mbrojtës.

ARKATANA

Dyshohet se ata nuk kishin vepruar në pajtim me dispozitat apo rregullat teknike mbi masat për sigurinë në vendin e punës.

Prokurori Kompetent për Krime të Rënda ka urdhëruar ngritje të kallëzimit penal:”Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës” dhe që ata të ndalen në Qendrën e ndalimit për dyzet e tetë (48h) orë.

Hetimet rreth këtij rasti të rêndê janë duke i udhëheq Hetuesit e hetimeve rajonale në koordinim me prokurorin e shtetit njoftoi policia e Kosovës./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.