ARKATANA

Humb jetën një 43 vjeçare, kërceu nga kati i pestë i ndërtesës

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Të mërkurën rreth orës 10:35, Policia e Kosovës në Gjilan ka pranuar një informatë se tek kompleksi banesor “Elita” ne rrugën “Enver Miftari” në Gjilan, një person i gjinisë femërore ka ndërruar jetë. Me të marr këtë informacion ekipi i hetueseve të hetimeve rajonale së bashku me krim-teknikët është paraqitur në vendngjarje.

Sipas hetimeve preliminare që janë zhvilluar lidhur me këtë ngjarje kemi kuptuar se viktima shqiptare shtetase e Kosovës e lindur 1975, kishte kërcyer nga terasa e banesës që gjendej në katin e pestë të këtij objekti banesor.

Mobi Casa

Prokurori i Shtetit i cili ishte prezentë në vendngjarje, ka urdhëruar që trupi i pa jetë i viktimës të dërgohet për obduksion që të konstatohet shkaku i vdekjes së të ndjerës.

Sipas deklaratave të familjarëve besohet se tani e ndjera te ketë vuajtur nga probleme shëndetësore. Pas këqyrjes së vendit të ngjarjes trupi i pa jete është dërguar në morgun e IML-Prishtinë. Hetimet lidhur me këtë ngjarje do të jenë në vazhdim njoftoj Ismet Hashani./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.