Uji Dea

Humb jetën aksidentalisht 31 vjeçari Hajdin Zeqiri

/ 1 minutë lexim
RCCOLA

Gjilan – Kryeprokurori Jetish Maloku tha për rajonipress se viktima Hajdin Zeqiri i moshës 31 vjeçare nga fshati Pasjak ka humbur jetën rreth orës 4 të mëngjesit së ditës së premte. Viktima është aksidentuar në rrugën Ferizaj- Gjilan në hyrje të fshatit Livoq, ku ka goditur një pemë dhe si pasojë ka gjetur edhe vdekjen.

Hajdin Zeqiri i moshës 31 vjeçare ka humbur jetën aksidentalisht të premten në orën 4 e 10 minuta të mëngjesit. Lajmin e ka konfirmuar për rajonipress Jetish Maloku kryeprokuror në Prokurorinë Themelore të Gjilanit.

Maloku tha se viktima ka qenë duke vozitur në drejtimin Ferizaj – Gjilan ku në hyrje të fshatit Livoq i Ulët është aksidentuar për një peme skaj rrugës dhe nga goditja e fuqishme ka marrë plagë vdekjeprurëse.

Uji Dea

Maloku tha se dyshohet se vozitësi ka humbur kontrollin mbi shpejtësinë dhe për këtë arsye trupi i tij është dërguar për obduksion në Mjekësin Ligjore në Prishtinë.

Edhe Enver Murtezi shef në emergjencën e Gjilanit tha për rajonipress se viktima është sjellur pa shenja jete në emergjencën e Gjilanit./rajonipress/