Humb jetën 39 vjeqari, lisi e zuri duke i shkaktuar lëndime vdekjeprurëse

Gjilan – Nga lëndimet e marrura rreth orës 18:00 mjeku kujdestar në vendin e ngjarjes ka konstatuar vdekjen e personit, janë njoftuar njësite relevante për tu marrë me rastin.
Njoftimi i Ismet Hashanit:
Ju njoftomë se sot me datën 09.08.2022 rreth orës 16:53 kemi pranuar informatë se në fshatin Burincë – komuna Gjilan personin shqiptar shtetas i Kosovës (1983 ) me vendbanim në komunë të Kaqanikut ishte duke prerë drunjë, në një moment një lis e ka zënë duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore. Nga lëndimet e marrura rreth orës 18:00 mjeku kujdestar në vendin e ngjarjes ka konstatuar vdekjen e personit, janë njoftuar njësite relevante për tu marrë me rastin.
Me urdhër të prokurorit të shtetit kufoma do të dërgohet në IML. Ky rast i rëndë është duke u hetuar nga policia e Kosovës njësitet e hetimeve rajonale.