KKVITI

Humanizmi në veprim: Qytetarët e Vitisë i bashkohen aksionit për dhurimin vullnetar të gjakut

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Viti – Në Komunën e Vitisë po zhvillohet aksioni për dhurimin vullnetar të gjakut, një iniciativë humanitare që ka mobilizuar qytetarë, institucione dhe punonjës komunalë në mbështetje të nevojave të sistemit shëndetësor dhe pacientëve që kanë nevojë për gjak.

Aksionit iu bashkua edhe kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, së bashku me stafin komunal, duke dhënë një mesazh të fuqishëm solidariteti dhe përgjegjësie qytetare. Aktiviteti u organizua nga Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Viti, nën udhëheqjen e drejtoreshës Dr. Vjollca Kadolli-Halili, në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut.

Me këtë rast, kryetari Haliti dhe drejtoresha Kadolli-Halili shprehën mirënjohjen e tyre për të gjithë qytetarët që iu përgjigjën thirrjes për dhurim, duke vlerësuar se çdo njësi gjaku e dhuruar mund të bëhet shpresë dhe shpëtim për dikë që përballet me sfida shëndetësore.

HW

Ata theksuan se dhurimi i gjakut mbetet një nga aktet më fisnike të humanizmit, një veprim që nuk kushton asgjë, por që ka vlerë të paçmueshme për jetën e njerëzve.

Ky aksion është një dëshmi e kulturës së solidaritetit që vazhdon të kultivohet në Viti, ku qytetarët po tregojnë gatishmëri për të ndihmuar njëri-tjetrin dhe për të kontribuar në forcimin e sistemit shëndetësor.

Komuna e Vitisë ka ritheksuar përkushtimin e saj për të mbështetur nisma dhe aktivitete që promovojnë humanizmin, vullnetarizmin dhe kujdesin për shëndetin publik, duke inkurajuar sa më shumë qytetarë që t’i bashkohen aksioneve të tilla në të ardhmen./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.