ARKATANA

Humanisti Ibush Muja, ofroi shtëpinë për nevojat e Fakultetit të Mjekësisë në kohën e okupimit

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Ibush Muja është emër i njohur për gjeneratat e hershme që kanë ndjekur mësimet nëpër shtëpitë private, koha e okupimit kur Serbia ndalonte dhe pengonte gjithçka që ishte shqiptare. Ibush Muja nuk është kursyer e as frikësuar në këtë kohë, përkundrazi ai ka ofruar në dispozicion të dekanatit të Fakultetit të Mjekësisë shtëpinë e tij.

Kontributi i Ibush Mujës është i pamohueshëm sepse ai me zemër të madhe e me dëshirën që ta ndihmojë arsimin shqip në Kosovë, sakrifikoi edhe familjen për ta lëshuar shtëpinë e tij për nevojat e Fakultetit të Mjekësisë.

“E kam dashur arsimin dhe i dua kuadrot e reja, njerëzit e mirë dhe doktorët e rinj. Do ta përkrahi dhe ndihmojë në të gjitha format shkollën shqipe”, kështu ka deklaruar Ibush Muja për gazetat e atëhershme.

Ibush Muja e dinte mirë se çfarë mund ta priste sepse Serbia në çdo hap ndiqte njerëzit që e ndihmonin mbijetesën e shkollës shqipe.

Por ai ishte i vendosur në rrugën e tij.”S`ka asnjë regjim, asnjë okupator që mund ta ndalojë shkollimin e fëmijëve tanë, me të gjitha forcat e mija do të jem në shërbim të gjeneratave të reja” thoshte me shumë dashamirësi Ibush Muja.

Në librin “Arsimi Shqip në Kosovë 1990 – 1999”, janë dhënë detaje më specifike për rolin dhe ndihmën e madhe që ka ofruar Ibush Muja për arsimin shqip.

Fundamenti

Ibush Bajram Muja rruga “Novi Pazari” për nevoja të fakultetit përkatësisht dekanatit prej vitit akademik 1991/92 deri në vitin akademik 1997/98, i liroi pesë dhoma pa pagesë.

Ibushi lindi më 25 maj 1949 në fshatin Hogoshtë të Kamenicës, në vendlindje e kreu shkollën fillore dhe të mesme. Pas Gjimnazit kreu SHLP, drejtimin e arsimit teknik dhe fizikë. Më vonë kreu edhe akademinë e oficerëve rezervë të armatës jugosllave në Karllovac, për të vazhduar shkollën e lartë politike në Beograd dhe krejt në fund kreu edhe Fakultetin Juridik në Prishtinë.

Punoi si arsimtar në shkollën fillore të Hogoshtit, pastaj në shkollën e mesme ekonomike të Prishtinës. Në vitin 1979 punësohet në Këshillin Ekzekutiv të Kosovës, në cilësinë e inspektorit të Mbrojtjes së Përgjithshme Popullore. Në vitin 1990 pushohet nga puna .

Në vitet 90-ta Ibushi i bashkohet lëvizjes së Kosovës për themelimin e shkollimit paralel të asaj kohe, duke e shndërruar shtëpinë e tij në shkollë fakultet. Më 1 shkurt 1992 në shtëpinë e tij filloi punën Fakulteti i Mjekësisë.

Ky tempull i dijes shërbeu për mijëra student dhe profesorë nga të gjitha viset shqiptare, si nga Kosova, ashtu edhe nga Maqedonia, Mali i Zi, E Lugina. Në këtë shtëpi është punuar deri më 8 dhjetor, kur Fakulteti i Mjekësisë transferohet në ndërtesën e Fakultetit Teknik. Në shtëpinë e Ibushit gjatë këtyre viteve diplomuan 823 mjekë, 10 magjistra shkence dhe 1 doktor shkence./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.