UBT

Hulumtimi i “Index Kosova”: PDK e para, VV e dyta, LDK e treta

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Hulumtimi i rregullt i opinionit publik në Kosovë, i zhvilluar nga “Index Kosova”, ka rezultuar se qytetarët e Kosovës më së tepërmi do ta votonin Partinë Demokratike të Kosovës (PDK), pastaj Lëvizjen Vetëvendosje (VV), Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK), Koalicionin Nisma për Kosovën dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Aleancën për Kosovë të Re (AKR) dhe më pas partitë e tjera.

Nga 989 të anketuar, në pyetjen se “nëse zgjedhjet për Parlament të Kosovës do të mbaheshin nesër, për cilën parti do të votonit”, 17 për qind kanë deklaruar se do të votonin për PDK-në, 13 për qind Lëvizjen Vetëvendosje, 12 për qind për LDK-në, 7 për qind për Koalicionin AAK-Nisma, 3 për qind për AKR-në, 1 për qind për iniciativën për parti të re (Mimoza Kusari-Lila, Ilir Deda, etj.) dhe 1 për qind për partitë tjera.

Mobi Casa

Gati gjysma e të anketuarve nuk kanë dhënë përgjigje specifike për cilën parti do të votonin: 18 për qind kanë deklaruar se nuk do të votonin për asnjë parti, 15 për qind kanë thënë se nuk e dinë për kë do të votonin dhe 13 për qind kanë refuzuar të përgjigjen.

Nëse merren parasysh vetëm të anketuarit që kanë deklaruar për cilën parti do të votonin, rezultati potencial i zgjedhjeve të përgjithshme do të ishte si vijon. Për PDK-në do të votonin 32 për qind, për Lëvizjen Vetëvendosje 24 për qind, për LDK-në 22 për qind, për Koalicionin AAK-Nisma 13 për qind, për AKR-në 6 për qind, për Iniciativën për parti të re (Mimoza Kusari-Lila, Ilir Deda, etj.) 2 për qind, ndërsa për partitë tjera 1 për qind./Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.