RCCOLA

Hudhra shëron infeksionet me kërpudha

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Tanimë e dimë se hudhra, përpos që është perime e shijshme, është edhe mjaft e dobishme për shëndet. Por, a e dini që hudhra është efikase edhe në shërimin e infeksioneve me kërpudha, sidomos me kandida?

Hudhra ka veti shumë të forta antikërpudhore dhe antibakterike, derisa përbërësit natyrorë të hudhrës thjesht, i shkatërrojnë kërpudhat. Ilaçet që përdoren kundër kërpudhave zakonisht fillojnë që të veprojnë vetëm pas disa ditëve, derisa hudhra vepron thuajse menjëherë, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Mobi Casa

Efikase kundër kërpudhave janë edhe kapsulat e hudhrës, që gjenden në barnatoret bujqësore. Nëse keni infeksion të vagjinës me kërpudha, atëherë natën, kur të bini në gjumë, merreni një thelb të qëruar të hudhrës, lidheni me pe dhe vendoseni në vagjinë. Në mëngjes e nxirrni thelbin duke e tërhequr nga peri, të cilin e keni lënë jashtë.

(Kosova Sot)