RCCOLA

Hudhra shëron helmimin me ushqim shumë më mirë se antibiotikët

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Dialil sulfidi, një nga përbërësit kryesor të hudhrës, mbron trupin nga helmimi me ushqim me krijimin e shtresës mbrojtëse, ndërsa ka veprim më të fortë edhe se eritromicini dhe ciprofloksacini.

Përbërësi kryesor i hudhrës, dialil sulfiti, është 100 herë më i fortë në luftë kundër helmimit me ushqim se sa antibiotikët, ka zbuluar hulumtimi i Universitetit Washington. Dialil sulfiti krijon shtresën mbrojtëse në stomak të cilën bakteret shumë vështirë mund ta shkatërrojnë.

Jo vetëm që është më i fortë së antibiotikët eritromicin dhe ciprofloksacin, por hudhra vepron menjëherë, ka vërtetuar hulumtimi.

Eco Higjiena

Kampilobakteria është një nga bakteret më të shpeshta, të cilat shkaktojnë helmimin me ushqim në botë, shkruan “Daily Mail”. Simptomat janë diarreja, ngërçet, dhimbja në stomak dhe temperatura e lartë. Ky bakter shkakton gati një të tretën e rasteve të sindromës Guillain-Barre, përkatësisht paralizën.

“Infeksionet më së shpeshti shfaqen pas ngrënies së mishit të pjekur jomjaftueshëm ose ushqimit, i cili është përgatitur në sipërfaqe të papastër. Rezultatet e hulumtimi kanë treguar që kompozimet nga hudhra mund të reduktojnë përhapjen e bakterit që shkakton helmimin”, ka shpjeguar udhëheqësi i hulumtimit, dr. Michael Konkel.

Megjithatë, kjo nuk nënkupton se është mirë që hudhra të konsumohet në mënyrë të tepruar, por në mënyrë të moderuar dhe gjithsesi të konsultoheni me mjekun tuaj.